Agjencia Zhurnal.mk.

Një delegacion i udhëhequr nga ministrja Trençevska në takim dypalësh në kuadër të procesit të skriningut në Bruksel

Shkup, 9 maj – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska me përfaqësuesit e Ministrisë dhe nga institucione të tjera sot udhëton në Bruksel në takim dypalësh në suaza të procesit të skriningut me Komisionin Evropian.

MPPS informon se takimi dypalësh fillon me temën “Shtylla evropiane e të drejtave sociale” në të cilën ministrja Trençevska do të flasë për reformat dhe nismat kyçe kombëtare, si dhe sfidat dhe planet e ardhshme në lidhje me 20-të parimet e Shtyllës evropiane për të drejtat sociale të cilat e paraqesin Strategjinë e përgjithshme për një Evropë sociale më të fuqishme.

Nga data 10 deri më 12 maj përfaqësuesit e Ministrisë dhe nga institucionet tjera do të flasin për fushën e Kapitullit 3.19 – Punësimi dhe politika sociale, e cila është pjesë e Klasterit 3 Konkurenca dhe rritja gjithëpërfshirëse.

“Kapitulli 3.19 Punësimi dhe politika sociale përfshin shtatë fusha, gjegjësisht: të drejtat e punës, siguria dhe shëndeti gjatë punës, dialogu social, politika e punësimit dhe Fondi social evropian, Përfshirja sociale, Mbrojtja sociale, Antidiskriminimi dhe mundësitë e barabarta. Delegacioni për Kapitullin 19-të të Maqedonisë së Veriut përbëhet nga katër anëtarë, kryesisht të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por edhe përfaqësues të institucioneve tjera: Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Inspektoratit shtetëror të punës, Inspektoratit shtetëror për inspektim teknik, Institutit për mjekësi të punës, Fondit për sigurim shëndetësot dhe Agjencisë për punësim për shkak të specifikave të disa fushave të përfshira me Kapitullin 19”, kumtoi MPPS.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky