Agjencia Zhurnal.mk.

Një djalë 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Tetovë

18 vjeçari nga Siniçani i Tetovës ka humbur jetën në një aksident, i cili ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në Palçishtë i Pshtëm.

Sipas informacionit nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, kur M.Z me automjetin “BMW” me regjistrime të Tetovës, ka dalë nga rruga dhe ka goditur shenjën e komunikacionit.

Në aksident, M.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vend, kurse pasagjeri A.Z.(23) nga fshati i njëjtë ka pësuar lëndime trupore, që e kanë konstatuar nga spitali Klinik i Tetovës, ku është transportuar për ndihmë mjekësore.

Prokuroria publike dhe ekipi i SPB Tetovë kanë bërë hulumtimin e plot, dhe pas urdhëri të prokurorit publik do të bëhet obduksion në trupin e të ndjerit.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky