Agjencia Zhurnal.mk.

Një grua nga Ohri, e cila ka humbur duke mbledhur kërpudha është gjetur në orët e para të mëngjesit

Shkup, 20 qershor – Një grua nga fshati i Ohrit, Srednoreçe e Epërme, e cila humbi gjatë mbledhjes së kërpudhave dje, është gjetur në orët e para të mëngjesit.

QMK rajonale e Ohrit duke cituar informacione nga SPB Ohër, njoftoi sot se gruaja ka humbur rreth orës 20:40 dhe se pas një kërkimi gjatë gjithë natës, ajo është gjetur në orët e para të mëngjesit në gjendje të mirë shëndetësore.

Zhdukja u raportua nga bashkëshorti, i cili njoftoi se ata ishin duke mbledhur kërpudha në vende të ndryshme nëpër pyll. Kur është dashur të takohen në vendin e rënë dakord, pranë makinës së tyre, gruaja nuk është paraqitur.

Kërkimi përfshinte njësinë e shpëtimit malor me një qen të trajnuar për kërkim, një ekip policor nga SPB Ohër, banorë të fshatit dhe të afërm.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky