Agjencia Zhurnal.mk.

Një grup anëtarësh të maskuar të “Agimit të Artë” hynë në ekspozitën e Sergej Andreevskit në Selanik

Athinë, 27 prill – Me maska ​​në fytyrë, kapele dhe kapuç për t’i fshehur fytyrat e tyre, një grup anëtarësh të “Agimit të Artë”, i cili me vendim gjykate është shpallur organizatë kriminale, kanë hyrë në galerinë e Komunës së Selanikut Kalamaria ku është në vazhdim ekspozita e artistit maqedonas Sergej Andreevski, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në një video të publikuar të të ashtuquajturit “Fronti Rinor – Agimi i Artë” pretendohet se “Agimi i Artë e vulosi ekspozitën e Shkupit në Kalamaria” dhe shtohet se nuk pranojnë asnjë kompromis për “karakterin grek të Maqedonisë”, se bëhet fjalë për një “tallje dhe fyerje të dukshme ndaj ndjenjës kombëtare të maqedonasve”, prandaj është dashur të “ndërhyjnë” dhe mbi të gjitha t’u dërgojnë mesazh autoriteteve greke se “provokimet e tilla nuk mbeten pa përgjigje”. 

 Në hyrje të galerisë ngjitën pllakata të cilët, siç thonë, kanë të bëjnë me banorët dhe “tolerancës së papranueshme të kryetarit të komunës”.

“Ndalohet reklamimi apo dhënia e hapësirsë publike me para nga qytetarët grekë për organizata apo personalitete siç është Sergej Andreevski, të cilët minojnë historinë greke, e kundërshtojnë karakterin grek të vendit tonë, i devijojnë simbolet tona kombëtare dhe miratojnë krim kundër grekëve”, shkruhet në pllakatë. 

Agimi i Artë si parti politike në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2019 ishte pjesë e Parlamentit grek, ndërsa me vendim gjykate nga viti 2020 është shpallur organizatë kriminale dhe kryesia e saj, ish-deputetë dhe anëtarë, vuajnë tashmë tre vite burg.

Ekspozita “Vepra të paekspozuara në letër” të artistit  Sergej Andreevski u hap solemnisht të premten në Selanik, në prani të një numri të madh vizitorësh, ndërsa artisti, duke përcjellë përshtypjet e tij për MIA-n, dje theksoi se arti nuk njeh kufij. gjuha e saj është universale. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky