Agjencia Zhurnal.mk.

Një i punësuar në burgun “Idrizovë” ka liruar një të burgosur të arratiset, është ngritur kallëzim penal

Shkup, 20 qershor – Dyzet e pesë vjeçari I.P. i punësuar në burgun “Idrizovë”, më 18 maj të këtij viti ia ka hapur derën të dënuarit D.K. nga Kumanova duke ia mundësuar arratisjen.

MPB informon se Njësia për Korrupsion pranë Departamentit për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz (DZKOS) sot në PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur padi penale kundër I.P. nga Shkupi, për vepër penale të bërë “lirim kundërligjor të personit të privuar nga liria”.

“Njëherit, I.P. në cilësinë e zyrtarit – polic i burgut pranë INP Idrizovë Shkup, më 18.05.2023, derisa ishte në orar pune, me kërkesë të D.K. nga Kumanova, i dënuar për vuajtje të dënimit me burg deri në vitin 2027 për vepra penale të kryera sipas nenit 237 paragrafi 1 dhe nenit 396 paragrafi 1 i Kodit Penal, për trajtim të të burgosurit, ia ka hapur derën drejt Departamentit të hapur, duke i mundësuar të arratiset nga INP Idrizovë”, njoftojnë nga policia.

Nga MPB theksojnë se me veprimet e tilla të ndërmarra I.P. ka vepruar në kundërshtim me procedurat, kompetencat dhe detyrat e punës dhe obligimet për sigurim, me të cilën ka bërë vepër penale “lirim kundërligjor të personit të privuar nga liria”, sipas nenit 373 të Kodit Penal.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky