Agjencia Zhurnal.mk.

Një kamion është përmbysur në terminalin pranë Deve Bairit, një kolonë kamionësh me orë të tëra ka ngecur në VK Gjueshevë

Kriva Pallankë, 12 janar  – Një kamion me targa të Turqisë është përmbysur sonte në terminalin pranë Deve Bairit, për shkak të borës së papastruar. U shkaktuan dëme materiale.

Transportues nga disa shtete, shofer kamionësh, janë bllokuar më shumë se pesë orë në një kolonë para pikës kufitare Gjueshevë, në kufirin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Siç transmetojnë transportuesit, në kolonën shumëmetërshe në anën bullgare të kufirit ka transportues nga disa shtete, Maqedonia e Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, ndërsa bllokimi i trafikut është për shkak të terminalit të papastruar në Deve Bair, në pikën tonë kufitare.

“Çdo vit hasim të njëjtin problem, disa vite me radhë edhe bora e parë është pengesë e menjëhershme për qarkullimin e komunikacionit. Bora nuk është më shumë se dhjetë centimetra, por problemi është se nuk ka kush ta pastrojë terminalin, kështu që kalimi është i vështirë dhe kemi gjashtë orë që jemi këtu, të ngrirë në një kolonë, tha një nga transportuesit.

Ata i bëjnë apel autoriteteve që më në fund të përfshihen në zgjidhjen e problemit pasi, siç theksojnë ata janë të kufizuar në orarin e punës që mund të kalojnë në vozitje.

Mjetet motorike të pasagjerëve që kalojnë nëpër terminal nga Maqedonia e Beriut në Bullgari lëvizin pa probleme. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky