Kriva Pallankë, 28 korrik – Për shkak të motit të keq, i cioli mbrëmë e kaploi Kriva Pallankën me rrethinë, në kthesat tek vendi Proseçenik, një maune me targa shqiptare ka dalë nga rruga.
Nga Sektori për punë të brendshe në Kumanovë informojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:40, në kohën e stuhisë, së ndjekur nga bubullima dhe shkarrkime të fuqishme elektrike.
“Nuk ka pasur dëme të mëdha materiale, ndërsa shoferi është në gjendje të mirë, për momentin po punohet për largimin e maunes nga rruga anësore, pjesëtarë të policisë janë në terren, duke rregulluar komunikacionin. Ai nuk është në ngecje, por duhet të vozitet me kujdes”, thotë zëdhënësja e SPB Kumanovë, Ivana Mlladenovska.
Nga policia apelojnë deri te qytetarët që t’i përmbahen shpejtësisë së përcakuar në rrugë, t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion.