Agjencia Zhurnal.mk.

Një narko bos ka vrarë 20 meksikan

Autoritetet meksikane kanë njoftuar sot se masakra e 20 qytetarëve në jug të Meksikës ishte vepër e një narko bosi, i cili përdori rrjetet sociale për të fajësuar një bandë rivale.

Narko-kartelet meksikane i përdorin gjithnjë e më shumë mediat sociale për t’i fajësuar rivalët e tyre për sulme dhe në këtë mënyrë i hutojnë autoritetet dhe publikun.

Prefekti, babai i tij dhe 18 burra të tjerë janë vrarë në sulmin e 5 tetorit në qytetin Totolapan. Përgjegjësia për sulmin fillimisht u ndërmor në një video që i atribuohet një bande pothuajse të zhdukur të njohur si “Tekileros”. Burrat në videon e errët thanë se ata kryen sulmin dhe rimorën Totolapan.

Hose Alfredo Hurtado, i cili e drejton “Familia Michoacana” me vëllain e tij Xhoni, publikoi një video disa ditë më vonë duke thënë se ai ishte objektivi i të shtënave dhe u arratis për pak.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky