Agjencia Zhurnal.mk.

Një person e ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku në vendaklimin Strazhë

Gostivar, 14 shkurt – Një person e ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë mesditës në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë në Strazhë. 

Sipas SPB Tetovë, rreth orës 12 është raportuar se në rrugën magjistrale një automobil “Folksvagen sharan” me targa të Ohrit ka goditur automjetin e parkuar “Reno” me targa të Shkupit, në pronësi të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Shoferi i “sharanit” B.N. (49) nga Ohri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tre persona shtetas të huaj nga Anglia dhe Surinami (Amerika e Jugut) kanë pësuar lëndime. Të lënduarit shumë shpejt janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.

Në vendin e ngjarjes inspektim janë duke kryer një prokuror publik dhe ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky