Agjencia Zhurnal.mk.

Një pjesë e duan Bashën? Deputeti i PD me ironi: Kanë rënë në dashni! Gështenja: Të ulim thikat, nëse vazhdojmë me përplasje…!

Në emisionin “Log.” në Panorama TV  është diskutuar për situatën brenda Partisë Demokratike, në të cilën ka debate dhe përplasje për zgjedhjen e kryetarit.

Deputeti i PD, Lefter Gështenja tha se duhet të ulen thikat dhe mos ketë përplasje në parti, pasi në të kundër nuk do jetë alternativë qeverisëse për zgjedhjet e 2025.

Ndërsa deputeti tjetër, Dashnor Sula i pyetur se pse një pjesë e duan Bashën, u shpreh me ironi se “kanë rënë në dashni”.

Pjesë nga biseda në studio

Xhafo: Çfarë e pëlqen një pjesë e juaja zotin Basha?

Gështenja: Sot nuk duhet të merreshim me Bashën se sot ka edhe ditëlindjen. Ne nuk është çështje emri, por çështje parimesh. Duke filluar nga anëtari më i thjeshtë tek drejtuesi me i lartë kanë influenca në atë parti. Çështja është si mund ta ridimensinojmë këtë parti.

Unë mendoj që nevojitet kontributi i të gjithëve. Nëse duam ta ndërtojmë do kohë, nëse duam ta shkatërrojmë ajo ndodh brenda pak sekondash. Ajo që unë kam kërkuar është që secili nga ne të japë kontributin e tij për një parti më të madhe që nesër të jetë alternativë qeverisëse. Por nëse ne vazhdojmë me përplasje, jo  pa qëllim grupi parlamentar propozoi uljet e thikave. Ta heqim fluksin e përplasjeve mes demokrateve.

Xhafo: Pse një pjesë e duan Bashën?

Sula: Kanë rënë në dashni me mënyrën si qeveris dhe ka fituar gjithë ato gara dhe e shohin si zgjidhje të vetëm për fitoren në 2025,/m.j

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky