Shkup, 17 prill – Një shofer e ka humbur jetën pasi dje në ora 13:55 me automjet ka dalë nga rruga në rrugën lokale mes fshatrave Elevci dhe Evla në Qendrën Zhupa.
Në fatkeqësinë, siç informoi MPB, jetën e ka humbur M.M. (31) nga fshati Vranishtë në Strugë, i cili e ka drejtuar automjetin “Folksvagen shiroko” me targa të Strugës.
“Automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa shoferi ka humbur jetën në vendin e fatkeqësisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma emergjente mjekësore”, kumtoi MPB.
Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi inspektues nga Stacioni policor Dibër.