Agjencia Zhurnal.mk.

Një shpërthim i pazakontë kozmik goditi Tokën

Shkencëtarët kanë gjurmuar një shpërthim rrezatimi, të quajtur shpërthim i rrezeve gama (GRB), pas bashkimit të dy yjeve neutronë. Shpërthimi që ndodh nga kjo përplasje kozmike quhet “kilanova”.

Ky shpërthim i rrezeve gama mund të ndryshojë mënyrën sesi ne i kemi kuptuar deri më sot shpërthimet më të fuqishme në univers.

Dikur besohej se GRB-të mund të ndodhnin vetëm nga shkatërrimi i yjeve masivë, por astronomët tani besojnë se shpërthime të tilla mund të ndodhin edhe nga bashkimi i dy yjeve neutronë.

Me zbulimin e një shpërthimi të rrezeve gama prej 50 sekondash në dhjetor të vitit 2021, shkencëtarët kërkuan për “shkëlqimin” që mbetet pas që është një shpërthim i madh drite që i paraprin një supernova.

Në vend të kësaj, ata gjetën prova të një kilanova, një event i rrallë që ndodh pas bashkimit të një ylli neutron ose me një yll tjetër ose me një vrimë të zezë.

“Ky event përfaqëson një ndryshim emocionues në paradigmën e astronomisë së shpërthimeve të rrezeve gama,” tha Jillian Rastinejad, kandidate për doktoraturë në Departamentin e Fizikës dhe Astronomisë në Universitetin Northwestern, që drejtoi studimin.

GRB-të ndahen në dy klasa: ato që zgjasin më pak se dy sekonda që quhen GRB të shkurtra dhe ato që zgjasin më shumë, GRB të gjata.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky