Agjencia Zhurnal.mk.

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të “BBV3” si për lojën e saj ashtu edhe për lidhjen me Romeo Veshaj.

Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në Grande Fratello, Heidi pati një romancë me aktorin italian Massimiliano Varrese.

Romanca e tyre nuk u pranua nga familja e saj dhe për këtë babai i Heidit vendosi të hynte në shtëpi për ta larguar nga formati. Heidi hoqi dorë nga edicioni dhe romanca e saj e disa muaj më vonë u bë pjesë e BBV Albania.

Heidi Baci (Foto: BIg Brother VIP Albania)

Javën e kaluar një nga ish-banoret e Grande Fratello, me të cilën Heidi kishte më shumë afrimitet, aktorja e njohur italiane Beatrice Luzzi, surprizoi Heidin në një nga netët e prime-t.

Ama një veprim nga ish-partneri i saj Massimiliano ka ngritur dyshimet.

Foto: Massimiliano Varrese/Instagram

Është vënë re se aktori i ka bërë ‘follow’ në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngritur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”, pasi tashmë që ka mbaruar Grande Fratello, Massimiliano mund të dojë t’i kerkojë edhe një mundësi tjetër Heidit. /TCH/

Heidi Baci dhe Massimiliano Varrese (Foto: Grande Fratello)

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky