Agjencia Zhurnal.mk.

Një vështrim i hershëm i Renault 5 pak para debutimit të tij

Renault ka zbuluar pamjet e modelit të ri Renault 5 i cili zyrtarisht prezantohet më 26 shkurt të këtij viti.

5 thuhet të jetë kryefjala e panairit të Gjenevës, dhe fotografitë e postuara në rrjete sociale na japin një vështrim të hershëm të modelit të tij.

Përmasat e 5 dhe rrotat e tij duken të jenë të ngjashme me rivalin Mini Cooper, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, ka ndryshime delikate ku përfshihen dritat LED, dorezat e dyerve, ngjyrat e ndezura, kabina dixhitale moderne, dhe timoni me shumë funksione.

Marka ka konfirmuar se bateria 52 kWh e 5 do ta lejojë atë të përshkojë një distancë prej 399 kilometrash me vetëm një karikim.

“Renault 5 është vetura që të gjithë e dëshirojnë. Është një legjendë që frymëzoi të gjitha gjeneratat dhe të gjithë e presin me padurim”, tha CEO i Renault, Luca de Meo.

Falë dinamikës së tij, 5 po krahasohet me Megane E-Tech dhe do të përmbajë motorë që prodhojnë 134 kuaj fuqi.

Edhe pse ky model pretendohet të jetë një lider në segmentin e tij, Renault synon që çmimi i tij të jetë më i ulët se i konkurrentëve të tij. 

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky