Agjencia Zhurnal.mk.

Një yll i ri ka “lindur” në akademinë e Barcelonës, ai do të debutojë në javët e ardhshme

Ka qenë një sezon i talentëve në zhvillim për Barcelonën ky i sivjetmi. Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi e kanë ‘cementuar’ pozitën e tyre në formacionin fillestar të Xavit, përkundër faktit se janë 16 dhe 17-vjeçar respektivisht.

Përveç kësaj dyshe, edhe Hector Fort, Fermin Lopez dhe Marc Guiu kanë bërë paraqitje shumë të mira sa herë që Xavi ka pasur nevojë për ta.

Adoleshenti i radhës që pritet të debutojë për Barcelonën këtë sezon është Mikayil Faye. Qendërmbrojtësi senegalez është lidhur me një larigm në verë, pasi rrugëtimi i tij drejt ekipit të parë për momentin ka stagnuar.

Kjo për shkak të opsioneve të shumta të Barcelonës në qendër të mbrojtjes që përfshin emra si Ronald Araujo, Pau Cubarsi, Jules Kounde dhe Inigo Martinez.

Sidoqoftë, Faye është i vlerësuar mjaft shumë nga hierarkia e klubit dhe trajneri Xavi, andaj atij pritet që t’i ipet mundësia të luajë me ekipin e parë gjatë javëve në vazhdim sipas mediumit Sport.

Udhëtimi i Barcelonës në Cadiz pas dy javësh do të ishte një mundësi ideale për Faye që të marrë minuta me ekipin e parë.

Kjo pasi ndeshja me Cadizin gjendet mes dy ndeshjeve që blaugranasit do t’i zhvillojnë ndaj PSG-së në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe duke marrë parasysh faktin që Martinez do të jetë i suspenduar në këtë takim, Faye ka mundësi reale që të luajë.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky