Agjencia Zhurnal.mk.

Njerëzit nuk e lënë punën, por largohen nga kulturat toksike të punës

E keni një shef toksik dhe e urreni atë. Kjo ju mjafton që të filloni të mendoni për ta ndërruar punën para se hidhërimi të futet brenda jush dhe të fillojë të reflektojë në personalitetin tuaj për shkak të frustrimit.

Kultura organizative vërtet se peshon më shumë sesa vizioni, transmeton Telegrafi.

Disa shefa kanë vizion të mahnitshëm, por, fatkeqësisht, nuk janë liderë të mirë.

Kultura në organizatë din të jetë aq toksike saqë jo vetëm se shkakton bllokada në vizionin e kompanisë, por edhe i nxitë punëtorët ta konsiderojnë largimin nga organizata.

Shefi i mirë duhet të ketë gjeste pozitive të cilat ndikojnë në rritjen e vetëbesimit të punëtorëve.

Çdo njeriut i nevojitet inkurajim për ta jap më të mirën dhe për t’u përkushtuar më shumë.

Nëse krejt çfarë merrni është mos respekt dhe nënvleftësim, pavarësisht punës së madhe që e bëni, atëherë kjo është shenjë se jeni duke punuar në një kulturë toksike të punës.


Favorizimi, padrejtësia dhe pabarazia janë vetëm maja e ajsbergut.

Mungesa e ndjeshmërisë, vlerësimit dhe përkrahjes së rregullt janë disa prej shkaktarëve që ndikojnë në dekurajimin e punëtorëve për ta dhënë më të mirën për organizatën.

Një prej shenjave më të qarta të liderëve të mirë është se, pavarësisht sa të vështira janë kohërat dhe në çfarë rrethana sfiduese po kalon organizata, ata nuk lejojnë që të ketë sjellje toksike.

Ata e kuptojnë rëndësinë e inkurajimit të punëtorëve, e posaçërisht në kohëra të krizave.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky