Shkup, 12 mars – Produktet ushqimore elementare dhe produktet higjienike në Gjermani janë me çmim më të lirë se produktet e njëjta në supermarketet në Maqedoni. Kjo do të thotë që qytetari i Maqedonisë paguan shumë më tepër për produktet elementare sesa konsumatorët gjermanë, veçanërisht nëse merret parasysh dallimi i madh në standardet dhe të ardhurat. Më poshtë sjellim rezultatet e hulumtimit i ciili u realizua supermarketet gjermane dhe maqedonase. Çuditërisht, në vend se çmimet të jenë më të larta në Gjermani, ku pagat janë tre-katër fish më të mëdha, çmimet e produkteve bazë janë më të shtrenjta në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.
Për shembull, një litër i vaj për gatim nga luledielli, në Gjermani kushton rreth 1.4 euro (85 denarë) ndërsa në Maqedoni një litër vaj kushton 106 denarë e tepër. Një litër qumësht me 3.2 për qind yndyrë, në Maqedoni mund të gjendet me çmim më të ulët prej 72 deri 76 denarë për litër. Në Gjermani, çmimi i qumështit fillon prej 0.80 cent (48 denarë). Kaçkavalli në Maqedoni kushton prej 450 deri në 600 denarë për kilogram. Në Gjermani, çmimi i kaçkavallit lëviz prej 6 euro për kilogram (360 denarë) deri 8,5 euro (510 denarë). 900 gram oriz në Maqedoni kushton së paku 67 denarë ndërsa në Gjermani, orizi i klasës së parë kushton nga 1 euro (60 denarë) për kilogram.
Mielli i tipit 400 në Maqedoni mund të gjendet për 36 denarë për kilogram, kurse në Gjermani kushton 0.45 cent (28 denarë) për kilogram. Dallimet janë gjithashtu të larta në çmimet e shamponave të flokëve ndërmjet dy vendeve, megjithëse bëhet fjalë për marketin e njëjtë. Shampo “Panten Pro-V” prej 200 mililitra në Maqedoni kushton 208 denarë ndërsa në Gjermani 1.45 euro ose rreth 90 denarë. Xhel dushi “Balea” 250 ml në Maqedoni kushton rreth 160 denarë, ndërsa në Gjermani e njëjta dhe në sasi prej 300 ml kushton 0.75 euro ose 45 denarë. Sapuni i lëngët “Balea” aktualisht ofrohet me zbritje në Maqedoni për 99 denarë ndërsa çmimi i rregullt është 105 denarë. Në Gjermani shitet rregullisht për 70 cent ose 42 denarë, ndërsa me zbritje edhe më lirë. Detergjenti “Persil” për 20 larje në Maqedoni kushton 365 denarë ndërsa në Gjermani, i njëjti detergjent me çmim të rregullt shitet për 5.15 euro ose rreth 320 denarë.
Ky disproporcion i çuditshëm, imponon edhe një herë pyetjen nëse duhej të lejohet që masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë të mbarojë me shkurtin, apo do të duhej të vazhdojë. Ndoshta nuk do të ishte keq që të vazhdonte se paku deri në maj kur përfundojnë festat fetare të shumicës së qytetarëve të vendit tonë. Për besimtarët muslimanë, që zyrtarisht përbëjnë 32 për qind të popullsisë, ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit. Gjatë këtij muaji është traditë që sofra e Iftarit të jetë më e begatë se zakonisht, por me këtë rritje çmimesh kjo vështirë mund të arrihet. Në fund të Ramazanit është festa e Bajramit, që poashtu ka shpenzimet e shtuara të veta. Për besimtarët krishterë që zyrtarisht përbëjnë 64 për qind të popullsisë vendore, poashtu javën e ardhshme fillojnë agjërimet në prag të pashkëve, festa të cilat poashtu priten në një atmosferë të veçantë, kuptohet shoqëruar edhe me harxhime shtesë.
Por sa mund të kemi atmosferë festive kur një qytetar me pagë minimale 328 euro në Maqedoni paguan 46% më shtrenjtë për produktet ushqimore bazë prej se kur filloi kriza ekonomike, është pyetje së cilës vështirë mund t’i japim përgjigje, shkruan Zhurnal. Përse ne paguajmë 35% më shtrenjtë se në BE, kur një banor në Gjermani me 2 mijë euro pagë minimale paguan vetëm 11% më shtrenjtë për produktet ushqimore bazë? Kësaj pyetje është edhe më vështirë t’i përgjigjemi pasi skadoi masa për çmimet e garantuara. Tregtarët mezi kanë pritur rastin dhe kanë bë rritje për disa nga produktet ushqimore dhe pijet, gjë që pritet të rrisin menjëherë koston e shportës së konsumatorit.
Paga minimale është 20,175 denarë, ndërsa me pagën e rritur të marsit do të jetë 22,500 denarë, që nënkupton se do të duhen mbi tri rroga minimale për të kapërcyer muajin me gjithë qiranë e shtëpisë. Bëhen lloj-lloj analiza nga ekspertë të ndryshëm por gjendjen aktuale ekonomike më së miri e ka përshkruar një qytetar i anketuar nga Tv Alsat, me fjalën e famshme: Njeriu harxhon sa ka, por mjerë ai që ska!
Sepse, deri sa për një shportë sindikale edhe qira banimi do të duhen 1,185 euro për të mbijetuar një familje katër anëtarëshe, kjo kosto përbën vetëm gjysmën e rrogës së një funksionari të shtetit, të cilët madje ankohen për të ardhurat. Paga mesatare aktualisht është rreth 40 mijë denarë, që do të thotë se diçka më tepër se dy paga mesatare duhet të shpenzohen në një familje vetëm për gjërat elementare.
Pensioni minimal në Maqedoninë e Veriut tani është 13,162 denarë, që do të thotë se dy të moshuar pa ndihmë tjetër, do të duhet vetëm për barna dhe mjekim të shpenzojnë pensionin.
Shumica e pensionistëve në Maqedoninë e Veriut, ose 97 mijë, marrin pension minimal, deri në 13 mijë denarë. Rreth 19% e popullsisë janë pensionistë, apo çdo i pesti person në vend është në moshën e shtyrë që pranon pension personal ose familjar./Zhurnal