Agjencia Zhurnal.mk.

Njihuni me specifikat e modelit të ri Vantage GT nga Aston Martin

Gjenerata aktuale e veturës GT me dy dyer nga Aston Martin është në shitje që nga viti 2018, dhe pas gjashtë vitesh në treg, ajo po merr një përditësim masiv.

Motori i ri V8 4.0 litërsh tani prodhon një fuqi masive prej 656 kuaj fuqi. V8 mbështetet nga transmisioni automatik me 8 shpejtësi, fuqia e të cilit dërgohet në rrotat e pasme të veturës.

Aston i ri mund të arrijë 96 km/h në vetëm 3.4 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej 325 km/h.

Sa i përket ndryshimeve teknologjike ka pasur përditësime në sistemin e kontrollit të nisjes, drejtimit të tij, dhe sistemit të frenimit me rotorë çeliku, për të ofruar performancë më të mirë.

Dorëzimi i Vantage të ri do të fillojë në tremujorin e dytë të vitit 2024, por çmimi i tij ende nuk është bërë i ditur. 

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky