Agjencia Zhurnal.mk.

Njohu Berishën si drejtues të PD-së, shkarkohet nga detyra gjyqtari Agron Zhukri për probleme me pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Agron Zhukri, gjyqtari qe njohu Sali Berishën si drejtues të PD.

Vendimi ndaj tij u dha nga një trupë e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Hetimi administrativ ndaj Zhukrit në shkallën e parë të Vetingut u bë vetëm mbi kriterin e pasurisë.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë Komisioni konstatoi probleme me pasuritë e tij. Sipas KPK familja e gjyqtarit kishte pamundësi financiare për krijimin e një pasurie prej 93 mln lekë.

Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai u kthye në kryefjalë të mediave, opolitikës dhe opinionit publik pas vendimit në pranverën e 2022, ku mes konflikteve Lulzim Basha-Sali Berisha se kush drejtonte Partinë Demokratike, Zhukri i dha të drejtë ish-kryeministrit. Më pas ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.

Në nëntor 2023, KPK shkarkoi nga detyra edhe gjyqtaren Blerina Muça, e cila në betejën gjyqësore për vulën dhe logon e PD, pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për t’u konsideruar si palë dhe ankimuar vendimin e Zhukrit.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky