Noizy, është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptar, ku edhe numëron koncerte të shumta.
Incidentet e vogla gjatë koncerteve janë të pashmangshme, por incidente që disa nga reperët i menaxhojnë shumë mirë.
E për Noizyn ato nuk sjellin ndonjë problem të madh.
Reperi ishte duke performuar një nga këngët e tij të reja “Alkool” kur papritur muzika ndalon, pasi laptopi ka një problem.
“A vjen a vjen a vjen… Mu ka prish laptopi” këndon Noizy në vend të tekstit origjinal, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit. “Ka shumë nxehtësi, ju kërkojmë ndjesë. Edhe pak do i gjuajm DJ me bidona.Hë m lila ça bëhet? Ku është Beleci? Oooo Belec”, vazhdoi ai me shaka duke e kaluar situatën me shumë sportivitet.
Ndryshe, Noizy, me 14 gusht mbanë koncertin e tij të quajtur “Alpha Show”, ku sipas tij do të jetë koncerti më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.