Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare filmbërësja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha.
Vdekja e saj e hershme ka lënë të pikëlluar të gjithë, veçanërisht ata që e njohën nga afër dhe kishin bashkëpunuar me të.
Një reagim së fundmi për vdekjen e regjisores e ka bërë edhe këngëtarja Nora Istrefi.
Artistja e njohur thotë se është falënderuese që është rritur pranë shpirtit të saj artistik, gjersa ka ndarë edhe një fotografi të përbashkët nga fëmijëria.
“Tejet falënderuese që u rrita pranë shpirtit tënd artistik. Ti që ma zbukurove fëmijërinë, Burbuqe”.
“Shpirtin ma këpute. Gjithmonë në zemrën time. Do të më mungosh shumë Burbuqe Berisha”, ka shkruar Istrefi në postimet e publikuara në InstaStory.
Artistja, e cila prej vitesh ishte në dializë, ndërroi jetë papritmas dhe u transportua me ambulancë nga objekti i MKRS-së për në QKUK, ku edhe u konstatua vdekja e saj.
Ajo ka lënë pas një krijimtari të bujshme artistike me vepra të shumta e të suksesshme.