Agjencia Zhurnal.mk.

Nuk janë mbajtur seancat e caktuara të Komisionit për financim dhe buxhet

Shkup, 8 shkurt – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot nuk i mbajti tre seancat e caktuara sepse me arsye mungonin një pjesë e deputetëve të cilët janë anëtarë të këtij komisioni.

Kryesuesi i Komisionit, Bojan Stojanoski sqaroi se Komisioni ende nuk ka kryetar të emëruar pasi kryetari i deritanishëm Timço Mucinski u bë kryetar komune dhe se tani seancat e Komisionit i thirr kryetari i Kuvendit me rend dite të miratuar nga ana e tij.

Në fillim të seancës reagoi edhe zëvendës-koordinuesja e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska e cila tha se nuk mund të ketë punë cilësore në Komision kur me arsye mungojnë një pjesë e deputetëve dhe kur për sot janë caktuar tre seanca të Komisionit me dallim kohor prej 15 minutave. Sipas saj, zgjidhja e vetme është që të thirret Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe në të të plotësohen vendet e zbrazëta në komisionet kuvendore.

Për sot janë caktuar tre seanca të Komisionit për financim dhe buxhet, ndërsa mes pikave në rend dite janë Propozim ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe të Ligjit për lojërat e fatit, si dhe Propozim ligji për shlyerjen e interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky