Agjencia Zhurnal.mk.

Numri i emigrantëve të vdekur, të gjetur në një kamion në Teksas, është rritur në 51

Numri i emigrantëve të vdekur, të cilët u gjetën në një kamion të braktisur në qytetin San Antonio, në  shtetin federal amerikan Teksas, u rrit në 51.

Persona zyrtarë më herët kishin informuar për 48 të vdekur, por ky numër tani është rritur në 51.

Në spital janë shtruar 16 persona, të cilët u gjetën të gjallë, mes të cilëve edhe katër fëmijë, ndërsa pesë prej tyre vdiqën më vonë.

Supozohet se bëhet fjalë për punëtorë ilegalë, në cilët në mënyrë jashtëligjore janë futur në SHBA. Mes të gjeturve ka 22 shtetas meksikanë, shtatë nga Guatemala dhe dy nga Hondurasi, ndërsa për të tjerët ende pritet identifikimi i tyre.

Shefi i policisë në San Antonio, Uiliam Mekmanus, të hënën deklaroi se punëtorë në San Antonio dëgjuan thirrje për ndihmë nga një rimorkio të një kamioni të braktisur dhe se trupat dhe të mbijetuarit u gjetën më vonë.

Mekmanus paraprakisht deklaroi se shoferi dhe dy të tjerë u arrestuan, por nuk e zbuloi identitetin e tyre.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky