Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë këtë muaj është rritur në 43.556, deklaroi ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu.
Sojlu tha për televizionin TRT Haber se pas tërmetit të parë të 6 shkurtit, pasuan edhe 7930 pasgoditje të tjera.
Theksoi se janë dëmtuar mbi 600,000 banesa dhe 150,000 objekte biznesi.
Tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter goditën Turqinë më 6 shkurt, si dhe në Siri, ku gjithashtu humbën jetën mijëra njerëz.
Më 20 shkurt, provinca turke Hataj u godit nga dy tërmete të tjera të forta prej 6.4 dhe 5.8 të shkallës Rihter.