Agjencia Zhurnal.mk.

Nuredini: Duam të jemi pjesë e zgjidhjes për çështjen energjetike

Shkup, 7 prill – Çështja energjetike është çështje rajonale dhe ne duam të jemi pjesë e zgjidhjes, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini gjatë pjesëmarrjes së tij në Delfi Forumin ekonomik në Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nuredini e potencoi nevojën për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, por edhe rëndësinë e investimeve të përbashkëta me fqinjët dhe si shembull i përmendi edhe interkonektorin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë duke shfaqur shpresë se në qershor do të fillojë procedura për tenderim dhe investim të vendit tonë në portin e Aleksandropulit.

Për krizën energjetike theksoi se jemi shumë të varur nga një burim dhe nevojitet diverzifikim, ndërsa për vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria edhe krahas asaj që kanë politikë të tyre, nevojitet edhe strategji rajonale energjetike “që nëse në të ardhmen ndodh e njëjta të jemi të mbrojtur”.

Përveç për çështjen energjetike, ministri tha se edhe për agjendën e gjelbër, Maqedonia e Veriut është gatshme të jetë pjesë e zgjidhjes.

Sqaroi se edhe pse bëhet fjalë për një vend të vogël, megjithatë është vendosur në Marrëveshjen për klimën nga Parisi, është ambicioze dhe e përkushtuar në agjendën e gjelbër, me qëllime dhe strategji konkrete.

Theksoi se edhe pse ende trokasim në derën e BE-së për fillimin e negociatave, qëllimi është që deri në vitin 2050 si vend anëtar të jemi pjesë e zgjidhjes për arritjen e karbon neutralitetit.

Ministri Nuredini në diskutim me drejtorin e Institutit grek për zhvillim të qëndrueshëm Spiros Kuvelos u përqendrua edhe në menaxhimin e ujërave, duke e theksuar Liqenin e Prespës i cili vazhdimisht e humbë nivelin e ujit, si për shembull ku nevojitet bashkëpunim midis fqinjëve, sepse ndikon edhe ndaj Greqisë edhe ndaj Shqipërisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa “Marrëveshja e Prespës e hapi rrugën për mundësi shtesë”.

Paralelisht foli edhe për menaxhimin me mbeturinat, për të cilin tha se mund të ketë bashkëpunim midis sektorit publik dhe privat, ndërsa u përqendrua edhe në problemin me ndotjen e ajrit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky