Agjencia Zhurnal.mk.

Nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë transport falas gjatë gjithë vitit

Shkup, 5 prill – Sindikata e nxënësve të shkollave të mesme ka përgatitur ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me të cilin do të vendoset transporti i duhur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në mbarë vendin. Me propozimin tonë, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme do të kenë të drejtën e transportit falas me autobus dhe hekurudhor në të gjitha regjionet gjatë gjithë vitit kalendarik, theksoi kryetari i Sindikatës, Luka Paviqeviq, në konferencën e sotme për media.

Ai shtoi se ekipet e Sindikatës kanë përgatitur dy propozim zgjidhje ligjore që së shpejti do të mund të hyjnë në procedurë parlamentare. E para, siç tha ai, i referohet transportit falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

“Gjendja aktuale është shkatërruese: të gjithëve na kujtohet rasti i Radovishit ku 66 nxënës të shkolave të mesme nuk kishin transport për në shkollë për dy javë. Vetë sistemi është diskriminues – nxënësit e shkollave të mesme që jetojnë në largësi më pak se 2.5 km nga shkolla e tyre si dhe ata në shkollat ​​private nuk kanë të drejtë për transport falas. Ata që kanë, nga ana tjetër, e humbasin të drejtën gjatë pushimeve, gjë që u zvogëlon lëvizshmërinë”, tha Paviqeviq.

Ai shtoi se kanë pasur një takim me kryetaren e qyteit të Shkupit dhe se idetë e tyre kanë gjetur mbështetje dhe mirëkuptim. Parimisht u dakorduan për takim me Këshillin drejtues të BNJVL-së.

Paviçeviq informoi se kanë përgatitur një projektligj që do të garantojë këshillat e nxënësve në secilën shkollë, pavarësinë e tyre nga organet e tjera të administratës së shkollës dhe zgjedhjet demokratike dhe të drejtpërdrejta për kryetarët e këshilleve të nxënësve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky