Agjencia Zhurnal.mk.

Nxënësit nga Maqedonia që u goditën nga tërmeti në Turqi nesër nisen për në Shkup

Shkup, 7 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp informoi se të gjithë nxënësit nga Maqedonia që u goditën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi janë në gjendje të mirë, ata aktualisht janë duke udhëtuar për në Ankara, ku do të kalojnë natën, ndërsa nesër nisen për në Shkup.

Ministri theksoi se nxënësit janë nga Tetova, Gostivari dhe nga komuna Mavrovë-Rostushë.

Osmani ka shtuar se fëmija i lënduar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka fraktura. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, gjatë së cilës është bërë vetëm imobilizimi i një gjymtyre

“Sot në mëngjes rreth orës dy të mëngjesit diplomati ynë më dërgoi një foto së bashku me nxënësit, të gjithë janë të shëndetshëm, mirë dhe tashmë janë nisur për në Ankara ku do të qëndrojnë sonte dhe do të nisen me autobus për në Shkup, të gjithë janë në gjendje të mir shëndetësore dhe i lënduari që ka marrë kujdes shëndetësor është mirë pa pasur nevojë për asnjë ndërhyrje kirurgjikale, të gjithë së bashku janë larguar, tashmë janë rrugës për në Ankara. Presim që të arrijnë në Shkup, kështu që do të kujdesemi për ta”, tha Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky