Agjencia Zhurnal.mk.

“O burra të shpëtojmë Republikën”, ministri Manja: 95 përqind e veprave të Kodit Penal nuk përfshihen

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se Amnistia Penale është e cunguar pasi 95 përqind e veprave penale të parashikuara në Kodin Penal nuk parashikohen.

Ai ka theksuar se si pasojë e amnistisë nuk do të përfitojnë ata të cilët janë dënuar nga GJKKO, por persona si në rastin e Ilirit, një persona që u mor shembull nga ministri për të treguar se se amnistia para së gjithash ka synim ndihmën dhe rehabilitimin e personave që kanë vuajtur 2/3 e dënimit.

“Iliri është i martuar, ka 7 fëmijë, pasi ka shlyer dënimin është punësuar në shërbimin e provës si mirëmbajtës. I është kthyer jetës së rregullt. Do bëjmë cmos për shkollimin e fëmijëve.
Meqë jemi tek amnistia, një nga parimet kryesore është humanizmi dhe riintegrimi në shoqëri.
Për ata që si Iliri kanë vuajtur 2/3 e dënimit.

U bënë bashkë e thanë: O burra të shpëtojmë Republikën.

Amnisti e cunguar. 95 përqind e veprave të kodit Penal janë të përjashtuara. Askush prej nesh nuk ka qëllim të amnistojë asnjë persona të dënuar nga GJKKO”, tha ai.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky