Agjencia Zhurnal.mk.

VMRO DPMNE kërkon dorëheqjen e Osmanit, ka shkelur Kushtetutën duke folur shqip me ministrin spanjoll

Shkup, 17 prill – Në takimin zyrtar me Shefin e diplomacisë spanjolle, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka përdorur vetëm gjuhën shqipe edhe pse dihet se cila gjuhë është zyrtare për përdorim ndërkombëtar.

Nga OBRM-PDUKM thonë se me këtë shkelet Kushtetuta dhe Marrëveshja Kornizë. Opozita kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngritin procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cenojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë” tha Marija Miteva, zëdhënëse e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje thonë se Qeveria LSDM-BDI dhe Bujar Osmani si Ministër i Jashtëm, shkelin vlerat kombëtare, duke i bërë thirrje Osmanit të nis ta respektojë vendin dhe në komunikimet ndërkombëtare të prononcohet në gjuhën zyrtare maqedonase.

Akuzat e OBRM-PDUKM-së kanë të bëjnë për pres-konferencën e përbashkët gjatë vizitës njëditore të Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Hoze Manuel Albarez, të premten më 14 prill në Shkup, ku u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet RMV-së dhe Spanjës për zhvillimin e bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky