Agjencia Zhurnal.mk.

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

Shkup, 27 shkurt – Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka akuzuar Dimitar Kovaçevskin, Stevo Pendarovskin dhe Oliver Spasovskin se e kanë shndërruar Maqedoninë në Kolumbi.

Nga OBRM-PDUKM thonë se “Spasovski, Kovaçevski dhe Pendarovski janë fotografuar me kriminelët të cilët vriten ditët e fundit”.

“Këto vrasje çojnë te LSDM-ja. I vrari mbrëmë është gjetur nga vëllai i policit emri i të cilit përmendet në strukturën e kompanisë që shet qymyr në EMV dhe TEC Manastir. Dhe është sekret publik që EMV dhe TEC janë minierat e arit ku majat e LSDM dhe BDI nxjerrin para”.

“Koalicioni i LSDM-së me krimin vazhdon dhe do të jetë këtu deri në rënien përfundimtare të kësaj qeverie më 8 maj. Tani shohim pasojat e koalicionit shtatëvjeçar të SDS-së me mafian. Të shtënat në rrugë dhe vrasjet do të mbeten përgjithmonë simbol i kohës kur SDS drejtonte vendin. Me të drejtë populli thotë se nuk kemi shtet, është koha ta kthejmë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky