Agjencia Zhurnal.mk.

OBSH i monitoron rastet e “sëmundjes misterioze” në Argjentinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron disa raste të pneumonisë me origjinë të panjohur në Argjentinë, ku deri më tani janë regjistruar tre vdekje.

Dhjetë raste janë lidhur me një klinikë private në qytetin veriperëndimor të Argjentinës, San Migel de Tukuman, kumtoi Organizata Shëndetësore Panamerikane, zyra rajonale e OBSH-së.

Të gjitha testet e mëparshme për viruse të njohura të frymëmarrjes dhe agjentë të tjerë viralë, bakterialë dhe fungale kanë rezultuar negative, ndërsa autoritetet po përjashtojnë mundësinë e Kovid-19, theksohet në kumtesëb, transmeton “Skaj njuz”.

Majkëll Osterholm, ekspert për sëmundjet infektive të mushkërive në Universitetin e Minesotës, beson se shkaku i sëmundjes mund të jetë diçka që pacientët e kanë thithur, sepse mushkëritë e pacientëve janë prekur shumë nga infeksioni.

Sipas tij, ndonjëherë ndodhin “sëmundje misterioze” dhe më shpesh ato shpjegohen me shkaqe lokale që përgjithësisht nuk kanë implikime pandemike.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky