Agjencia Zhurnal.mk.

OBSH-ja e shqetësuar me “cunamin” e rasteve me Omicron dhe Delta

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të mërkurën se është i shqetësuar se variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit, së bashku mund të prodhojë raste “cunami”, por ai shtoi se ka ende shpresë se pandemia do të përfundojë më 2022.

Dy vjet pas shfaqjes së koronavirusit, zyrtarët kryesorë të OBSH-së kanë thënë se ende është herët të merren si të mirëqena studimet e para që sugjerojnë se varianti Omicron shkakton sëmundje më të lehtë.

Varianti Omicron u identifikua në nëntor në Afrikën e Jugut dhe që atëherë është shndërruar në variant dominues në Shtetet e Bashkuara dhe në disa shtete të Evropës.

Pasi 92 nga 194 shtetet anëtare të OBSH-së nuk arritën që të vaksinonin deri në fund të këtij viti 40 për qind të popullatës së tyre, kreu i OBSH-së u bëri thirrje të gjithëve që si synim të kenë vaksinimin e 70 për qind të popullatës deri në fillim të korrikut të vitit 2022.

Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i rasteve të reja me COVID-19 në botë u rrit për 11 për qind javën e kaluar, me pothuajse 4.99 milionë infektime të reja të raportuara në periudhën 20-26 dhjetor. Rastet e reja në Evropë u rritën për 3 për qind, ndërkaq në Amerikë për 39 për qind. Po ashtu, në Afrikë kishte një rritje të rasteve të reja prej 7 për qind.

Franca, ndërkaq, më 29 dhjetor shënoi rekord rastesh prej 208 mijë infektimesh. Kjo është shifra më e lartë që ndonjë shtet evropian ka regjistruar.

“Jam shumë i shqetësuar pasi Omicroni është më i transmetueshëm dhe po qarkullon në të njëjtën kohë me variantin Delta dhe po çon drejt cunamit të rasteve”, tha Tedros gjatë një konference online për media. Ai tha se rritja e rasteve po krijon “presion të madh ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe sistemeve shëndetësore që janë buzë kolapsit”.

Tedros ripërsëriti qëndrimin e tij se “dhënia fund e pabarazisë në shëndetësi” është kyçe në përfundimin e pandemisë. Ai tha se mosarritja e vaksinimit të 40 për qind të popullsisë nga shtetet anëtare të OBSH-së “është jo vetëm turp, por kushton me jetë dhe i ofron mundësi virusit që të qarkullojë i lirë dhe të pësojë mutacione”.

Shumë shtete nuk kanë arritur që të vaksinojnë numër të madh të qytetarëve për shkak të mungesës së vaksinave, tha Tedros. Megjithatë, ai tha se “unë vazhdoj të jem optimist se ky do të jetë viti (2022) që jo vetëm mund t’i japim fund pandemisë, por edhe të krijojmë rrugë për një sistem më të fortë shëndetësor”.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky