Agjencia Zhurnal.mk.

Ofertë finale, sot pritet të vendoset për transferimin e Harry Kane te Bayern Munich

Harry Kane pritet të transferohet te Bayern Munich edhe pse duhet pritur deri te zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sulmuesi anglez ka kohë që i ka thënë po ofertës së Bayernit dhe tanimë ka një marrëveshje totale për kontratën mes lojtarit dhe klubit gjerman.

Megjithatë Bayerni ka hasur në vështirësi për të bindur Tottenhamin për transferimin e anglezit në ‘Allianz Arena’.

Në fakt Spurs kanë refuzuar dy oferta të bavarezëve 70 dhe 80 milionë euro, derisa sot pritet takimi finale mes palëve.

Bayern ka ngritur ofertën në 87 milionë euro për Harry Kanen, shumë që besohet se do të pranohet nga Tottenham përkundër se skuadra angleze pretendonte të fitonte rreth 100 milionë euro nga largimi i kapitenit të saj.

Mediat në Angli dhe Gjermani kanë raportuar se sot më 31 korrik është dita vendimtare kur Kane pritet të marrë dritën e gjelbër nga Spurs për t’iu bashkuar bavarezëve.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky