Agjencia Zhurnal.mk.

OKB: Situata në Haiti është katastrofike, po vijon të përkeqësohet

Tre milionë fëmijë në Haiti kanë nevojë për ndihmë humanitare pasi dhuna e vazhdueshme e bandave pengon shpërndarjen e ndihmave, ka thënë kreu i agjencisë së OKB-së për fëmijë, Unicef.

Sipas mediave të huaja, Catherine Russell tha se situata në Haitin e shkatërruar nga bandat ishte “katastrofike” dhe po keqësohej “nga dita në ditë”.

Raiffeisen Bank
Ajo tha në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se në shumë fusha shërbimet thelbësore kishin dështuar.

Ndërkohë, një këshill presidencial kalimtar ende nuk është betuar.

Ndërsa Haiti është shkatërruar nga bandat për vite me radhë, grupet e armatosura i shtuan sulmet e tyre në fund të shkurtit, kur kryeministri Ariel Henry udhëtoi për në Kenia për të nënshkruar një marrëveshje për një forcë shumëkombëshe të sigurisë që do të vendosej në vendin e Karaibeve.

Henry u pengua të kthehej në Haiti pasi bandat sulmuan aeroportin ndërkombëtar, duke detyruar mbylljen e tij.

Ai ra dakord muajin e kaluar të tërhiqej sapo të krijohej një këshill presidencial kalimtar dhe të qëndronte jashtë vendit.

Megjithatë, formimi i këshillit është përfshirë nga vonesa dhe mosmarrëveshje të brendshme. Nëntë anëtarët e këshillit ende nuk kanë bërë betimin përpara se të marrin pushtetin.

Edhe pse bandat thanë se qëllimi i tyre kryesor ishte rrëzimi i Henryt, ata kanë vazhduar të kryejnë sulme ndaj forcave të policisë.

Ata kanë plaçkitur gjithashtu universitete dhe biblioteka, kanë djegur farmacitë dhe kanë detyruar mbylljen e spitalit më të madh të kryeqytetit Port-au-Prince.

Grupet joqeveritare thonë se grupet e armatosura tani kontrollojnë rreth 90% të Port-au-Prince.

Sipas Unicef, 2.7 milionë njerëz jetojnë në zona nën kontroll efektiv të bandave, ku fëmijët shpesh bëhen viktima të sulmeve të tyre.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky