Pesë të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza” iu drejtuan Gjykatës së Lartë për ndryshim të masës së sigurisë, ndërsa shtojnë se kjo gjykatë duhet të vendosë për mosmarrjen si provë të përgjimeve të përftuara nga zbërthimi i komunikimeve në platformën SKYECC.
Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, dhe Oltian Bistri mbetën në burg edhe nga venidmi i Apelit të Posaçëm, i cili me një vendim të datës 31 gusht i la në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Relator i çështjes është caktuar Ilir Panda, i cili nuk ka caktuar ende një datë për shqyrtimin e kërkesë.
Ndërkohë avokatët kanë pretenduar që komunikimet në SKYECC nuk mund të merren si provë pasi sipas tyre nuk janë marrë siç i parashikon ligji.
Më 26 korrik të këtij viti Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion goditi grupin kriminal, ku të përfshirë rezultuan drejtues të organit të akuzës, Policisë e Shtetit dhe botës së krimit.