Sekulloviç vëren edhe rritjen e retorikës serbe ndaj vendeve perëndimore të cilat mbështesin mëvetësin e shtetit të Kosovës.

“Të shtrëngosh retorikë ndaj partnerëve që mbase mund të jenë të padëshirueshëm por janë të domosdoshëm, është jo vetëm e pamoralshme, por edhe kundër interesave të popullit serb dhe interesave kombëtare”.

“Në këtë mënyrë, autoritete të padiskutueshme në fushën e së drejtës ndërkombëtare, intelektual që duken si Scherlock Holme-a ose politikan me diploma dhe shtetësi të huaja, të dehur nga nacionalizmi, vazhdojnë me këmbëngulje dhe në mënyrë destruktive të çorientojnë publikun serb më përalla për gjoja ‘riintegrimin’ paqësor të Kosovës brenda rendit kushtetues dhe ligjor të Serbisë, dhe me gjoja baza ligjore për kërkesë për të kthyer forcat e sigurisë serbe në një territor jashtë sovranitetit të shtetit serb”.