Orkestra e Ministrisë së Kulturës sërish protestoi para Ministrisë së Kulturës kundër vendimit për vendosjen e Orkestrës së jazz-it të sapoformuar në objektin e filarmonisë.
Ata akuzojnë ministren për manipulime duke theksuar se nuk bëhet fjalë për vendosje të përkohshme, por të përhershme.
“Në raportin për themelimin e Orkestrës NU Jazz, të dorëzuar në Qeveri, të cilin e kemi marrë në bazë të kërkesës për qasje në informacione të karakterit publik, nuk shkruhet askund se institucioni i sapokrijuar do të vendoset përkohësisht në Ndërtesa e Filarmonisë. Në asnjë moment nuk përmendet se është adresë e përkohshme dhe se kur do të ketë hapësirë të re{, u shpreh krzetari i Sindikatës së Filharmonisë, Vladimir Lazareski.
Ai theksoi se elaborati është përpunuar pa analiza dhe pa konsultime me udhëheqësinë e Filarmonisë. Sipas tyre, nëse nuk tërhiqet vendimi, atëherë protestat do të vazhdojnë edhe para Qeverisë.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e punonjësve të filarmonisë.