Agjencia Zhurnal.mk.

OSBE-ja dhe Agjencia për Rini dhe Sport nisin fushatë ndërgjegjësuese kundër mostolerancës dhe urrejtjes

Shkup, 9 nëntor – Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Agjencia për Rini dhe Sport e Maqedonisë së Veriut nesër do të nisin një fushatë informuese publike të titulluar “Ndërprit rrethin – urrejtja nuk është stili yt”, e cila iu bënë thirrje të rinjve të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për efektet e dëmshme të mos tolerancës dhe urrejtjes.

E disenjuar për të trajtuar shprehjet negative që lidhen me të gjitha format e mostolerancës, fushata si[ theksohet nga OSBE, synon të ndikojë në mënyrë pozitive në diskursin social, jo vetëm mes të rinjve, por gjithashtu edhe në shoqërinë në tërësi.

Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Robert Alagjozovski, koordinator Nacional për Ndërkulturalizëm, Një shoqëri, Zhvillim Kulturor dhe Bashkëpunim Ndërresor pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja do të zhvillohet sipas protokolleve ekzistuese të KOVID-19 në vend në restorantin Pelister në ora 11.00.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky