“57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së kanë vendosur unanimisht se Malta do të jetë kryesuesja e ardhshme e organizatës. Megjithatë, një numër sfidash do të mbeten, veçanërisht për shkak se buxheti i OSBE-së për vitin e ardhshëm nuk është miratuar. Megjithatë, ajo që është pozitive është se mandati i katër komisarëve të lartë të organizatës është vazhduar edhe për nëntë muaj të tjerë, pa punën e të cilëve do të vihej në pikëpyetje funksionimi i OSBE-së. Për pasardhësit e tyre, megjithatë, nuk u arrit asnjë konsensus”, raporton Luka Andreev – gazetar.
Ekzistenca e OSBE-së u vu bë pikëpyetje për shkak të vetos ruse gjatë vendimmarrjes për çështje të rëndësishme. Sipas kryesuesit Bujar Osmani, nuk u bë asnjë kompromis me parimet e organizatës gjatë procesit të bindjes së Rusisë, e cila i hapi rrugën Maltës që të jetë kryesuesja e radhës.
“Agresioni rus është në kundërshtim me parimet themelore të organizatës sonë dhe ka shkaktuar vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë, por gjithashtu ka qenë një sfidë për ekzistencën e organizatës. Dhe kjo është arsyeja pse rezultati i këtij këshilli është revolucionar, sepse shumica e të pranishmëve u mblodhën këtu dhe theksuan angazhimin e tyre ndaj parimeve themelore të organizatës. Unë jam ministër i një vendi që ka bërë kompromise shumë të vështira dhe që kanë qenë shumë më të dhimbshme, por ky kompromis ishte i nevojshëm që OSBE të vazhdonte të punonte”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.
Pasardhësi i Osmanit, Ministri i Jashtëm i Maltës Jan Borg, tha se Ukraina duhet të rifitojë sovranitetin mbi territorin dhe të ndalojnë vuajtjet e popullit ukrainas.
“Organizata jonë bazohet në parime dhe vlera të përbashkëta, është një platformë gjithëpërfshirëse për dialog efektiv. Duhet të përqendrohemi në përfundimin e luftës dhe konfliktit. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës duhet të ndalet”, u shpreh Jan Borg – Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës.
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Shmidt, e cila do të qëndrojë në këtë post për nëntë muajt e ardhshëm, është e shqetësuar për buxhetin dhe pret që të ketë një zgjidhje për këtë çështje deri në fund të këtij viti.
“OSBE do të vazhdojë të japë rezultate pavarësisht kushteve të tilla dhe dështimit për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin. Mungesa e një buxheti është problem real dhe nëse nuk harmonizohet deri në fund të dhjetorit, do të duhet të punojmë me fondet nga buxheti i fundit nga viti 2021, i cili nuk përputhet me shifrat e inflacionit”, tha Helga Shmidt – Sekretare e Përgjithshme e OSBE-së.
Pas samitit dyditor në Shkup, Osmani vlerësoi se OSBE-ja ishte shpëtuar nga shkatërrimi, për shkak të aftësisë së diplomacisë së brendshme.