Agjencia Zhurnal.mk.

Osimhen zëvendëson Mbappe?

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Al-Hilal mori një ëprgjigje përfundimtare nga Kylian Mbappe që refuzoi ofertën mostruoze për të vijuar karrierën sezonin e ardhshëm në Arabinë Saudite. Gjithsesi të dërguarit e klubit nga Lindja e Mesme nuk synojnë të dalin duarbosh nga udhëtimi në Europë dhe pasi kanë arritur praktikisht marrëveshjen për Marco Verrattin-n, të gjitha forcat janë përqëndruar te puna që duhet të bëjnë për sulmin e skuadrës.

Shënjestra është korrigjuar tashmë dhe në objektiv është vendosur golashënuesi më i mirë i Serie A, Victor Osimhen, për të cilin presidenti De Laurentiis kërkon jo më pak se 170 milionë euro. Ky nuk është aspak prpblem për Al Hilal që duhet të punojë shumë për të bindur lojtarin 23-vjeçar. Vetëm një ofertë e parezistueshme mund ta detyrojë nigerianin të zgvendoset në Arabi në kulmin e karrierës së tij kur emri i Osimhen është në krye të listës së disa prej klubeve më prestigoze të kontinentit.

Për momentin, Osimhen po diskuton me Napolin rinovimin e kontratës por merkatoja e verës mund të sjellë ndryshime radikale në planet e të dyja palëve sepse Al Hilal pas derës me miliona euro ofertë nuk mund të refuzohen nga asnjë superfuqi e Italisë dhe këtë e konfirmoi pak ditë më parë transferimi i Milinkovic Savic po te Al Hilal dhe largimi i Brozoviç te Al Nassr.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky