Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: 7 vjet nga 27 prilli, nga humnera sot jemi vend anëtar i NATO-s

Shkup, 21 prill – Kandidati për president i Frontit Europian, Bujar Osmani në komentin e fundit të debatit televiziv kujtoi dy opsionet që i paraqiten në këto zgjedhje presidenciale qytetarëve.

“Sivjet shënojmë 7 vjet nga rasti i 27 prillit, kur shteti ishte në humnerë, e megjithatë ne mblodhëm forcat dhe ia dolëm. Sot, 7 vite më vonë, jemi anëtar i NATO-s, një vend me më shumë mundësi për të gjithë. Ministri i parë i punëve të jashtme shqiptar, i cili punoi me përkushtim për të gjithë qytetarët për një të ardhme më të mirë evropiane. Para nesh sërish janë 2 alternativa: Njëra ofron izolim, që kërkon 61 deputetë, kërkon përjashtimin e komuniteteve të tjera në vendimmarrje… Alternativa e dytë ofron anëtarësim në Bashkimin Evropian për 5 vjet, deri në vitin 2030 dhe ofron bashkëjetesë përmes Frontit Europian, meqë qytetarët rrallë kanë pasur mundësi të zgjedhin rrugën për të ardhmen e qytetarëve sikurse sot, dhe unë mundem vetëm të premtoj se gjithë përvojën time, përkushtimin dhe kontaktet e mia në mbarë botën t’i vë në funksion për një shtet më të suksesshëm”, tha Osmani.

Related posts

Izet Mexhiti nga Tetova: Ali Ahmeti të braktisën shokët e luftës sepse heshte kur u vra Hariun Aliu, për Enciklopedinë, për Shkupi 2014, për Lagjen e Trimave, Monstra e Alfa…

Redaksia

Ahmeti nga Tetova: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ndaj kot e kanë ata që mendojnë të ndalojnë ardhmërinë pro europiane

Redaksia

Taravari: Jam kategorikisht kundër çdo hakmarrje politike…jam kategorikisht pro Përgjegjësisë Para Ligjit!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky