Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Afati real për ndryshimet kushtetuese është përfundimi i mandatit të këtij Kuvendi

Shkup, 7 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është optimist se ndryshimet kushtetuese do të miratohen dhe se qëllimi fillestar i Qeverisë ka qenë deri në nëntor, por se afati real është dita e fundit e mandatit të këtij Kuvendi.

“Jam optimist se do të ketë ndryshime kushtetuese. Sigurisht që synimi ynë fillestar ka qenë deri në nëntor, sepse atëherë ka një kalendar administrativ për qëllime skriningu, por afati real është dita e fundit e kësaj legjislature, përkatësisht mandati i këtij Parlamenti, pra deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe deri në ditën e fundit do të punojmë për të ofruar mbështetje për ndryshimet kushtetuese, duke qenë se nuk ka argumente kundër”, tha Osmani në një intervistë për televizionin Sitel.

Sipas Osmanit, nuk ka argumente kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kjo është para së gjithash një kalkulim për zgjedhjet e ardhshme në partinë opozitare (VMRO-DPMNE).

I pyetur për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili do të ketë një takim me përfaqësues të opozitës shqiptare, Osmani tha se nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë.

“Nuk kemi asnjë informacion zyrtar se do të vijë. Ne e shohim në rrjetet sociale se ka një komunikim partiak, kështu që realisht nuk kam informacione”, tha Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky