Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: BE-ja urgjentisht të zhbllokojë negociatat me Shkupin dhe Tiranën, të mos mbetet Ballkani Perëndimor si plagë e hapur

Shkup, 1 mars – Bashkimi Evropian duhet urgjentisht të zhbllokojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe nuk guxon të lejojë Ballkanin Perëndimor ta lë si çështje të hapur dhe plagë të hapur, ka thënë sot në brifingun me gazetarë, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani lidhur me atë se sa është reale situata me Ukrainën që të shpërndahet në Ballkan.

“Hapi i parë, hap urgjent që duhet bërë është menjëherë të zhbllokohet fillimi i negociatave për këto dy shtete që të mund edhe ne të ndihmojmë të parandalojmë përkeqësimin eventual të rasteve në këto dy çështje. Por, në kushte kur ne kemi situatën tonë nuk mund të kontribuojmë siç duhet si anëtare e NATO-s këtu në rajon ose kandidate gjatë kohë për BE me përvojë në këto procese. Pra, vendimi i parë që të ndalohet përkeqësimi në situatën në rajon është menjëherë të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Osmani.

Sipas tij, situata në Ukrainë edhe njëherë alarmon BE-në se nuk guxon ta lë Ballkanin Perëndimor si çështje të hapur dhe se duhet me urgjencë të ndërmerren të gjitha masat që në rajon të vendoset dinamikë e re që do ta forcojë rolin e BE-së në skenën globale.

“Më herët thash, në trupin e saj BE ka një plagë, ai është Ballkani Perëndimor. Nuk mund të luftojë kundër sfidave në nivel botëror, derisa ajo plagë është në trup. Prandaj mendoj se është e domosdoshme BE të mbledh forcat që të krijojë dinamikë pozitive në këtë pikë të dobët të kontinentit që mund të përdoret të dobësohet pozita e BE-së për konfliktin”, ka thënë shefi i diplomacisë.

Osmani ka vlerësuar se edhe Ukraina duhet të ketë perspektivë evropiane, por siç shton në radhët e diçkajes nuk mund të tejkalohet Ballkani Perëndimor dhe të shkohet drejt periferisë së Evropës “dukë lënë plagë në zemër ndaj vetë BE-së duke pasur parasysh se Ballkani Perëndimor është i rrethuar me vende anëtare të BE-së edhe atë nga gjitha anët”.

“Do të vazhdojmë me aktivitet dhe në këtë periudhë jemi të angazhuar me konfliktin në Ukrainë që t’ia bëjmë me dije BE-së se është me rëndësi të vendoset dinamikë e re. Dinamikë e re në një rajon që ka dy çështje të hapura siç është Bosnja dhe gjendja në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës përmes dritës së gjelbër për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Menjëherë kjo do ta ndryshojë dinamikën në një drejtim pozitiv për mbarë Ballkanin Perëndimor pasi në vend të katër çështjeve të hapura do të keni menjëherë dy çështje të hapura dhe dy shtete do të ndihmojnë të mbyllen dy çështjet tjera”, tha Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky