Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani dhe Meta urojnë Siljanovskën, ajo ju përgjigjet në shqip

Shkup, 9 maj – Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka kthyer presidentes së Kosovës Vjosa Osmani urimin që i ka bërë për fitimin e zgjedhjeve në presidenciale.

Davkova i shkroi homologes kosovare në gjuhën shqipe, duke i thënë se uron që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

“E nderuar Vjosa, më gëzoi urimi huaj i sinqertë. Jam e lumtur për faktin që gratë në rajonin tonë po bëjnë histori politike, duke qëndruar guximshëm në pozita kyçe”.

“Uroj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen për të arritur përfundimisht objektivin kryesor strategjik, integrimin evropian të të gjithë rajonit, si dhe për të forcuar marrëdhëniet tona përmes një sinergjie ‘femërore’”, shkruan Siljanovska-Davkova.

Presidentja e ardhshme e Maqedonisë, Gordana Siljanovskës Davkova sot e ka përshëndetur urimin e ish-presidentit shqiptar Ilir Meta në gjuhën shqipe.

Njëjtë ka vepruar edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky