Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani do të mbajë fjalim në Sesionin e posaçëm emergjent të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Shkup, 23 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të mbajë fjalim në Sesionin e 11-të të posaçëm emergjent të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Osmani,  në fjalimin e tij në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB-së, Ministri Osmani do të theksojë agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, me kërkesë për ndalimin e luftës dhe vuajtjeve të popullit, si dhe do t’i referohet prioriteteve dhe aktiviteteve kryesore të deritanishme në zbatimin e Programit të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, veçanërisht për të rritur sigurinë e qytetarëve, në kuadër të motos tonë “fjala është për njerëzit”, duke marrë parasysh situatat në vendet e tjera të rajonit të OSBE-së.

Nga Kabineti i ministrit paralajmërojnë se ai do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të Estonisë, Hungarisë, Holandës, si dhe me Rozmari Di Karlo – nënsekretare e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Socio-Politike. Janë planifikuar edhe takime me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë së Veriut në SHBA. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky