Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Do të thyejmë barrierat mentale, që fëmijët tanë të mos kenë ëndrra të parealizuara

Shkup, 15 prill – Karvani i Frontit Europian mbrëmë ka zbarkuar në Cërnilishtë. Kandidati për president Bujar Osmani, para të pranishmëve në tubim shprehu mirënjohjen e banorëve për mbështetjen.

“Misioni jonë për thyerjen e barrierave fizike ka filluar në vitin 2001, dhe ato barriera pothuajse janë thyer për shqiptarët. Tani është koha t’i thyejmë për komunitetet tjera, dhe mos të lëmë më asnjë barrierë fizike që shteti ju imponon njerëzve vetëm se janë e një përkatësi që mos të mund të kenë jetë të lumtur, jetë të suksesshme, por detyrohen të ikin jashtë për një jetë më të begatë.

Për një popull nuk ka më të rëndësishme se vetëbesimi kolektiv. Janë munduar të na thyejnë vetëbesimin kolektiv, nëse doni ta mundi një popull, merrjani  vetëbesimin, mos e leni  të beson se mundet, mos e leni të ëndërron pakufi”, tha Osmani. 

Kandidati i Frontit Europian theksoi se misioni i Frontit është të thyer barriera. “Për shkak se ne kemi qenë popuj- qoftë shqiptarët, qoftë turqit, qoftë romët, boshnjakët, egjiptianët- të cilët jemi rrit dhe ruajtur me barriera. Barriera fizike, të cilat na kanë penguar për t’u zhvilluar, na kanë penguar për të ëndërruar, na kanë penguar për të pasur jetë të dinjitetshme, për secilin prej nesh, për familjet tona, për fëmijët tuaj, por ajo më e vështira nuk janë barrierat fizike, se barrierat fizike thyhen me grusht. Janë barrierat mentale që janë krijuar te fëmijët tanë, se ata nuk mund të ëndërrojnë pa kufij, se ata nuk munden të ëndërrojnë për shkak se ëndrrat janë të rezervuara  vetëm për disa njerëz, vetëm për disa  grupe”, tha Osmani.

Related posts

Izet Mexhiti nga Tetova: Ali Ahmeti të braktisën shokët e luftës sepse heshte kur u vra Hariun Aliu, për Enciklopedinë, për Shkupi 2014, për Lagjen e Trimave, Monstra e Alfa…

Redaksia

Ahmeti nga Tetova: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ndaj kot e kanë ata që mendojnë të ndalojnë ardhmërinë pro europiane

Redaksia

Taravari: Jam kategorikisht kundër çdo hakmarrje politike…jam kategorikisht pro Përgjegjësisë Para Ligjit!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky