Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: E mirëpresim angazhimin e përforcuar të SHBA-së për luftë kundër korrupsionit

Shkup, 7 dhjetor – E mirëpresim këtë angazhim të intensifikuar të SHBA-së në mbështetje të institucioneve për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Si funksionar që vjen nga radhët e BDI-së, ai tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një ligj për vetingun dhe të jetë bartëse e atij procesi.

“Dje pata një deklaratë timen dhe më parë konfirmova në brifingun me ju se dy instrumentet e krijuara, nga njëra anë Dialogu strategjik me SHBA-në dhe të gjithë mekanizmat që ka dhe nga ana tjetër, hapja e negociatave me BE-në janë të dyja anët që duhet të çrrënjosin korrupsionin bashkë me ne përmes institucioneve. Ne e mirëpresim absolutisht këtë angazhim të përfocuar të SHBA-së në mbështetjen e institucioneve për sundim të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, tha ministri i Punëve të Jashtme duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me kolegun e tij bullgar Millkov.

Osmani tha se menjëherë pas fillimit të Dialogut strategjik, SHBA-ja financiarisht e ndihmon pjesën e sundimit të ligjit dhe tani vazhdon me mekanizma shtesë përmes mbështetjes nga ekspertët, përdorimit të mekanizmave të tyre, sanksionimit, emërtimit publik…

“Dhe kjo është diçka që ne kërkuam. Kur patëm dilema nëse do të fillojnë negociatat apo jo, kuptova se do të mbesim pa një monitorim të tillë nëse negociatat shtyheshin dhe nuk mund të gjenim zgjidhje të përbashkët me Republikën e Bullgarisë dhe atëherë kërkuam nga SHBA-ja të ngritim atë në një nivel më të lartë”, tha ministri Osmani.

Ai thotë se “aty shkruan për autorë të korruptuar” që sipas Osmanit do të thotë se bëhet fjalë për një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndan mendimin se korrupsioni në vend nuk është vetëm në nivelin e politikës, por në çdo nivel.

“Kudo që qytetarët paraqiten nëpër sportele dhe kërkojnë shërbim nga shteti, ka elemente korrupsioni dhe nuk kemi bërë asgjë nëse nuk ka qasje gjithëpërfshirëse në këtë fushë. Qasje gjithëpërfshirëse nga poshtë deri tek funksionari më i lartë në shtet”, shtoi Osmani.

Si përfaqësues i BDI-së, tha se kanë propozuar vetingun dhe janë të gatshëm të propozojnë një ligj që do të kërkojnë verifikim institucional të çdo kandidati për bartës publik për t’i dhënë mundësinë secilit që do të konkurrojë për funksion publik të kalojë nëpër një proces të tillë.

“E mbështesim atë proces, mbështesim luftë kompromisi në të gjitha nivelet, nga niveli më i ulët deri në më të lartë dhe jemi të gatshëm të jemi bartës të atij procesi”, tha Osmani.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky