Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme.
Parlamenti Evropian me një rezolutë të miratuar ka kërkuar sërish heqjen sa më të shpejtë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe ndaljen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Osmani ka thënë se njohja dhe mbështetja për Kosovën në rrugën drejt BE-së është parësore.
Në fund, ajo është shprehur se më e rëndësishmja është që Parlamenti Evropian ka njohur gjithashtu rreziqet në rritje nga agresioni dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë.
“Mirëpres qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. Si përfaqësues të evropianëve anembanë Bashkimit, njohja dhe mbështetja për Kosovën në rrugën drejt BE-së është parësore. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje nga agresioni dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë”, shkroi presidentja në Twitter.