Shkup, 27 prill 2022 (MIA) – Tani është momenti i vërtet për zgjidhjen e çështjeve të hapura në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe nëse kjo nuk ndodh në të ardhmen e afërt kontesti mund të shndërrohet në “konflikt i ngrirë”, deklaroi shefi i diplomacisë Bujar Osmani në intervistë për televizionin bullgar “BTV”.
“Mendoj se në të ardhmen do të ketë sa më pak fuqi dhe energji dhe guxim te cilido politikanë që guximshëm të merret me këtë temë. Për këtë kam drojë se për një muaj a dy, kjo do të shndërrohet në konflikt të ngrirë që do të vazhdon me vite, me të gjitha pasojat që dalin nga marrëdhëniet tona, politika jonë e brendshme dhe mundësitë për rajonin. Jam i bindur se në pjesën e dytë të vitit nuk do të kemi fuqinë e njëjtë të jemi plotësisht të përkushtuar, me të gjithë energjinë e pushtetit, për zgjidhjen e kësaj çështje, siç po e bëjmë tani”, thotë Osmani.
Sipas tij, derisa humbet kjo mundësi, do të vazhdojë me punë konstruktive me këtë temë, por thekson se në këtë rast Qeveria do të duhet të merret edhe me çështje tjera në shtetin tonë.
Osmani në intervistë për televizionin “BTV” u deklarua edhe për ngjarjen në Manastir me hapjen e klubit e shoqatës bullgare “Vanço Mihajllov”. Shefi i diplomacisë u shpreh se kjo shënuar rënie të besimit, duke vlerësuar se duhet të punohet në këtë që ky besim përsëri të kthehet.
“Kur hyni në klubin bullgar në Manastir, në hyrjen kryesore ka tabelë të madhe me citim të Vanço Mihajllov, që shkruan: “Janë të kota përkushtimet e të ashtuquajturit popull maqedonas të gënjej botën”. Kjo është fyerje e rëndë për qytetarët tonë, kjo është fyerje e rëndë për njerëzit që i përfaqësojë. Kjo tek ne konsiderohet si provokim”, deklaroi Osmani në intervistë.
Osmani thotë se nuk beson që autoritetet bullgare kanë qenë të pranishme në Manastir për shkak të kësaj porosie të Mihajllov, por tregoi se nëse klubi nuk bartë këtë emër, udhëheqësia shtetërore e Maqedonisë së Veriut do të ishin të pranishëm në Manastir.
“E kam thënë edhe në deklaratën time se nëse klubi nuk do të mbante këtë emër ne do të ishim pjesë e këtij delegacioni në Manastir. E gjithë qeveria jonë do të ishte aty sepse ne mirëpresim dhe duam të inkurajojmë komunitetin bullgar të organizohet, duam që komuniteti bullgar të integrohet në institucionet, sistemet dhe mekanizmat e krijuar përmes marrëveshjes kornizë. Por duhet t’i kushtojmë vëmendje ndjeshmërisë së temave, veçanërisht në këtë periudhë besimi. Ne duam të rivendosim besimin e ndërsjellë. Natyrisht që çështje të tilla do të jenë gjithnjë e më pak të rëndësishme për ne, sepse do të jemi të fokusuar tek e ardhmja, tek perspektiva e përbashkët evropiane për qytetarët e të dy vendeve. Kjo është periudhë delikate në të cilën ju dhe ne duhet të kemi kujdes që të krijojmë të ardhmen tonë të përbashkët”, deklaroi Osmani për BTV. /Zhurnal.mk




