Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Një familje me foshnje 5 ditëshe nga Maqedonia kanë mbetur në Harkov të Ukrainës

Shkup, 1 mars – Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani sot në brifingun me media tha se Maqedonia e Veriut nuk do ta dërgojë ambasadorin e ri në Rusi, i cili duheshte të niset më 15 mars, informon Zhurnal.

Vendimin e tillë Osmani e bazoi në apelin e bërë që qytetarët nga Maqedonia të cilët ndodhen në rusi të kthehen sepse mund të ndodhë që të mos mund ta bëjnë këtë përshkak ndalesave për fluturime në Rusi. Vendimi sa i përket ambasadorit sipas Osmanit nuk është vendim politik.

Edhe vendet tjera kanë filluar t’i largojnë diplomatët e tyre dhe kanë ndaluar transmetimin e mediave ruse.

Osmani njoftoi gjithashtu se në Ukrainë në qytetin Harkov, ka ngelur një familje nga Maqedonia me një foshnje vetëm pesë ditëshe ndërsa MPJ po bën përpjekje të mëdha për evakuimin e tyre dhe për t’i kthyer në Maqedoni.

“Ka një familje në Harkov me foshnje prej vetëm 5 ditëve dhe jemi në komunikim me ta. Bëhen të gjitha përpjekjet për evakuimin e tyre, kemi vendosur komunikim me shumë shtete të cilat kanë qasje deri te ky qytet. Ky qytet është më i godituri ditëve të fundit, dhe me të vërtetë po shkon vështirë, por po e kërkojmë mënyrën më të sigurtë që të kthehen në vendin tonë”, thotë Osmani./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky